E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE, bankat do ti falin 50% të borxhit Greqisë

George Papandreou

Presidenti i Komisionit Evropian Jose Manuel Barros duke folur për marrëveshjen e arritur nga vendet e eurozonës tha jemi shumë pranë zgjidhjes së krizës së borxheve.

Duke folur para Parlamentit Evropian, Barros tha se Evropa duhet të bashkohet në momentin që të vështirë që po kalon. Pas bisedimeve maratonë liderët evropian ranë dakord që:

Bankat do të falin 50% të borxhit Greqisë

Përcaktohet një fond ndihme prej 1 trilion euro

Bankat duhet të rrisin kapitalin për tu mbrojtur nga humbjet nga falimentimi i qeverive

Nga kjo marrëveshje është gëzuar më shumë Greqia. Kryeministri i saj Papandreu tha se tani është një fillimi i ri. Mund të deklarojmë se për Greqinë ka ardhur një ditë e re, dhe jo vetëm për Greqinë por edhe për Evropën gjithashtu, tha Papandreu.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›