Dy kusherinj ne trafik heroine
FIER- Dy kusherinj qe po udhetonin me makinen e tyre ne aksin kombetar Fier-Vlore, jane arrestuar nga policia mbremjen e djeshme me 2 kg heroine. Burime zyrtare nga policia e Fierit bene te ditur se kane finalizuar me sukses operacionin e koduar "Dalja", ne bashkepunim me koleget e Vlores, ku u be i mundur arrestimi i Rafael dhe Altjon Troka, 22 dhe 23 vjec, kusherinj te pare. Altjon Troka ka pasur edhe me pare precedente penale, por per momentin nuk behet i ditur krimi i kryer, kurse te dyshuarit jane te dy banues ne qytetin e Vlores.
"Per te rinjte disponohej informacioni se posedonin lende te dyshuar si heroine", tha zedhenesja e policise vendore, Valbona Meco, mbremjen e djeshme. Mesohet se arrestimi i kusherinjve u be ne dalje te qytetit te Fierit, per shkak te te cilit u kodua edhe operacioni. "Gjate nje kontrolli te ushtruar ne mjetin tip "Peugeot" me targa VL4248C, ne te cilin udhetonin te dy te rinjte, u gjet dhe sekuestrua 2 kilogram lende narkotike e llojit heroine e fshehur ne sediljen e pasagjerit", thane burime zyrtare per kete ngjarje.
Sipas verifikimeve te kryera rezulton se pasditen e djeshme Altjon dhe Rafael Troka ishin nisur nga Fieri ne drejtim te Vlores. Sasia e narkotikut ishte futur brenda nje kartoni, ku mbaheshin kater qeset me nga 0,5 kg secila. Dyshohet se objekt ka qene shitja ne tregun e brendshem, kryesisht tek klientet e qytetit bregdetar. Policia tha se droga ishte ndare ne kater qese te vecanta me peshe te barabarte, e programuar per t'iu derguar porositesve.
Ndaj dy te ndaluarve te aferm me njeri-tjetrin u ngrit akuza e "prodhimit dhe shitjes se lendeve narkotike". Por hetimet nuk kane perfunduar ketu pas sekuestrimit te autovetures dhe sasise se narkotikut, pasi po merren ne pyetje kusherinjte Troka per te zbuluar edhe persona te tjere te perfshire ne trafik dhe origjinen e droges.