E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Gjyqtarja e Apelit ne konflikt interesi"

Vlore- Gjykata fut ne "sherr" institucionet vendore ne qytetin e Vlores. Vendimi i Apelit qe rikthente ne detyre kreun e Keshillit Bashkiak, Kujtim Sulce, perfaqesues i PS-se, duke rrezuar ish-kryetarin Arben Sinani, perfaqesues i LSI-se, ka sjell edhe reagimin e institucionit te Prefektures. Prefekti i qarkut Hasan Halili, ne nje prononcim te dhene per median, ka sqaruar se ne vendimin e dhene ka konflikt interesi, pasi drejtuesja e seances, njeheresh edhe kryetare e Gjykates se Apelit ne Vlore, Alma Licja, duhej te terhiqej nga kjo ceshtje.
"Vellai i bashkeshortit te saj, eshte anetar i Keshillit te Bashkise, perfaqesues i Partise Socialiste dhe marrja e nje vendimi te tille dihej me kohe", shtoi Halili. Zyrtari theksoi se nuk do e njihte per te drejte dhe ligjor cdo vendim te ardhshem te Keshillit Bashkiak, pavaresisht se vendimi i gjykates eshte i formes se prere. "Ne si institucion i Prefektit i quajme jo te ligjshme vendimet e marra ne ate mbledhje te muajit shtator ne Keshillin Bashkiak, mbledhje ne cilen u diskutua edhe mbi kryetarin e Keshillit. Madje kemi shprehur qendrimin tone", tha Halili. Behet fjale per shkarkimin me votim te Arben Sinanit dhe zgjedhjen e socialistit Sulce.
Gjykata e Faktit i njohu te drejten Sinanit duke e rikthyer kryetar, por kater muaj me pas Apeli rrezon Shkallen e Pare, duke njohur perfaqesuesin e majte si kryetar. "Vendimi i dhene me pare nga Gjykata e Faktit ishte plotesisht i drejte, por dicka e tille eshte rrezuar ne Apel. Ne si institucion i prefektit do te vijojme te mbetemi ne qendrimet tona dhe natyrisht do te ndjekim rruget ligjore per kete ceshtje ku natyrisht do t'i drejtohemi edhe Gjykates se Larte.
Po keshtu institucioni i prefektit nuk do te njohe asnje vendim te Keshillit te Bashkie, pasi ne njohim si kryetar zotin Sinani dhe jo zotin Sulce", sqaroi Halili. Megjithate ai i beri thirrje keshilltareve te lene menjane merite personale dhe politike ne te mire te zhvillimit te qytetit te Vlores. Aktualisht pritet animimi i ketij vendimi dhe zhvillimet e metejshme ne Keshillin Bashkiak qe eshte bere me dy kryetare.
O. Hila

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›