Grabisnin biznese e makina, kapen ne ndjekje policore dy shqiptare
Spanje- Dy shqiptare jane arrestuar nga policia spanjolle ne Malaga diten e djeshme teksa u kapen ne ndjekje disa oreshe pas grabitjes se dy makinave me dhune. Te dyshuarit qe kishin hyre nepermjet zones Schengen ilegalisht me dokumente te falsifikuara jane te rinjte me inicialet A. D.,dhe F. Ll., 27 dhe 24 vjec. Burime zyrtare bene me dije se zona ku u krye operacioni per kapjen e tyre eshte ajo e Torreguadiaro, ku kishin marre dhe denoncime nga disa njesi tregtare per plackitje dhe grabitje me deme te medha. Roja Civile i tha dje medieve vendase se se dy shqiptaret ishin rezidente ne Marbella dhe Benalmádena, dhe dyshohen se pikerisht ne keto dy rajone kane kryer me shume se dy grabitje qe u zbuluan diten e djeshme. Te dyshuarit akuzohen per grabitje makinash, vilash, shtepish dhe dyqanesh. Mallrat e grabitur jane kryesisht argjendari dhe sende me vlere, kurse ne nje prej mjeteve te sekuestruara u gjet edhe nje sasi narkotiku heroine. Sipas policise spanjolle, ndjekja e tyre kishte nisur prej 18 marsit, kur ishin sinjalizuar per grabitje ne zone dhe duke zbardhur dita e djeshme i kane pikasur ne rajonin e Torreguardiarios teksa jane arratisur me nje makine te dyte, duke lene te paren per te humbur gjurmet.