Trafiku i droges, kapet korrieri
SARANDE- Vetem nje dite liri ka mundur te perjetoje i dyshuari si korrier i ngarkeses me 1 ton droge Lazarati qe do te trafikohej me skaf ne drejtim te Italise. Pas operacionit te finalizuar diten e shtune nga agjentet Antidroge ne Policine e Shtetit dhe ata te policise se Vlores, ku eshte sekuestruar nje mjet furgon me hashash te blere ne Gjirokaster, dje eshte kapur edhe nje nga dy te dyshuarit si trafikante te droges ne Kakome. Ai eshte 21 vjecari Avni Seferi, banues ne Sarande, i shpallur ne kerkim menjehere pas aksionit dhe identifikimit. Burime zyrtare konfirmuan se ne kerkim jane edhe pjesetare te tjere te organizates se trafikut te narkotikeve pertej Adriatikut, kurse Seferi ka qene drejtuesi i mjetit me targa te Vlores qe udhetonte ne drejtim te Kakomese, ne Sarande, prane vendit te quajtur "Bregu i Kasolles", ku pritej edhe skafi transportues. Drejtuesit e skafit kane mundur te largohen pasi ndjene prezencen e forcave te shumta policore dhe motovedetave italiane. Sipas policise droga ishte prodhuar ne Lazarat dhe e transportuar me furgon do te mberrinte ne vendin e quajtur Bregu i Kasolles ne afersi te Gjirit te Kakomese. Operacioni ka qene i perbashket mes policise shqiptare dhe Guardia di Financia ne Itali. Sasia e madhe e lendes narkotike e sekuestuar gjate koheve te fundit, eshte bllokuar ne momentin qe do imbarkohej ne skaf. Sekuestrimi eshte bere ne saje te bashkepunimit te policise se Sarandes dhe te Vlores me Guardia di Financia italiane.
Sipas policise droga ishte prodhuar ne Lazarat dhe e transportuar me furgon do te mberrinte ne vendin e quajtur Bregu i Kasolles ne afersi te Gjirit te Kakomese. Me pas nje skaf i nisur nga brigjet italiane drejt ujerave shqiptare do te bente transportimin e kanabisit drejt Italise. Pervec Avni Seferit, 21 vjec, tashme i arrestuar, pronar i mjetit furgon me targa VL6394B, i cili transportonte lenden narkotike, jane identifikuar edhe dy persona te tjere, nje prej te cileve banues ne fshatin Lazarat te Gjirokastres. Emrat e tyre nuk u bene te ditur per shkak te hetimeve qe po kryhen. Shoferi ka braktisur furgonin pasi kishte pikasur policine qe po e ndiqte. Dy prej te dyshuarve jane nga qyteti i Sarandes.
I arrestuar:
Avni Seferi, 21 vjec, Sarande
2 persona te tjere ne kerkim, nje nga Saranda dhe tjetri nga Lazarati
Provat:
1 ton droge e llojit hashash, i blere ne Lazarat
Mjeti furgon me targa VL6394B
Ne kerkim:
Skafi qe do te kryente transportin drejt Italise