E Shtunë, 31 Tetor 2026

Flijohet me hedhje nga kati i 12-te

ELBASAN- Flijim tragjik dhe misterioz per nje 20 vjecare nga fshati Gracen i Elbasanit. Teksa po pinte kafe me te fejuarin e saj nga i njejti fshat, Alma Karaj ka kerkuar te shkoje ne tualet, por ne rrethana ende te paqarta ka rene nga kulla 12 kateshe ne qender te qytetit, duke u shembur pertoke e pajete. Ngjarja tragjike ka ndodhur rreth ores 13:30 te pasdites se djeshme, ne ambientet e lokal "Divino", i cili ndodhet ne katin e siperm te pallatit. Policia shkoi menjehere ne vendngjarje dhe shoqeroi te fejuarin e vajzes, Hekuran Hasa, 25 vjec, banues po ne Gracen te Elbasanit. Sipas hetimeve paraprake rezulton se mes ciftit nuk ka pasur grindje para se te ndodhte ngjarja, por dyshohet per mosmarreveshje mes tyre ne lidhje qe kane pasur dhe qe mund te kene cuar vajzen ne depresion te momentit. Nje tjeter piste eshte renia aksidentale e te ndjeres ose shtyrja nga ndonje person tjeter i paidentifikuar.
Kliente te shumte, punonjes te lokal "Divino", banore te pallatit dhe kalimtare, jane shokuar nga skena e ngjarjes kur kane pare vajzen e re teksa hidhej nga lartesia e pallatit duke u flijuar. Fillimisht eshte menduar per ndonje banore te pallatit, por me tej ngjarja eshte zbardhur pasi ka mberritur policia dhe interesimit te te fejuarit te 20 vjecares Alma Karaj. Lokali gjendej ne bar-tarracen e katit te 12-te te pallatit te ri ne qender te qytetit Elbasan, i vetmi ne nje lartesi te tille. Kamerieret identifikuan vajzen si kliente pasi u pyeten nga grupi hetimor dhe po keshtu i fejuari i te ndjeres, Hekuran Hasa, i cili u shoqerua menjehere ne komisariat per te dhene deshmi. "Me tha se do te shkonte ne tualet per nje moment dhe nuk me shkoi mendja per keq. Vetem kur e pashe te fluturonte u traumatizova krejt dhe kerkova ndihme", eshte shprehur 25 vjecari Hasa, i cili ishte lidhur me vajzen nga i njejti fshat. Ne trotuar kalimtaret jane shokuar nga renia e trupit te se rese dhe megjithese u perpoqen t'i jepnin ndihmen e shpejte, gjithcka ka qene e kote. Aty ka mberritur menjehere grupi i eksperteve dhe forca te shumta policie. Punonjesit konfirmuan se mes ciftit nuk ka pasur grindje, por hetuesit dyshojne se dicka ka ndodhur mes tyre para se te shkonin ne lokal, ose gjate qendrimit aty. Ne pyetje mbreme jane marre edhe familjaret e dy te rinjve, por askush prej tyre nuk ka ditur te shpjegoje rrethanat, duke shprehur habi per aktin e 20 vjecares.
Policia konfirmoi shoqerimin si te dyshuar te te fejuarit 25-vjecar, Hekuran Hasa, i cili per asnje moment nuk ka pranuar te kete pasur grindje apo ta kete keqtrajtuar te ndjeren. "Nuk e di perse e ndermori ate veprim pasi ishim te qete dhe po flisnim normalisht. U ngjitem te pinim kafe aty pasi ishte nje vend i bukur", eshte shprehur i riu nga fshati Gracen. Provat qe ka policia vendore jane ende te pakta, duke regjistruar vepren penale "shkaktim vetevrasje", por shkaqet e saj jane ende te paqarta.
Tre pistat e policise per tragjedine
Policia e Elbasanit heton per ngjarjen e djeshme ne tre pista. Dyshimet kryesore jane per nje grindje te castit qe ka ndikuar ne depresionin e vajzes, e cila eshte ngritur nga tavolina per t'u hedhur nga lartesia. Sipas verifikimeve te kryera, Hekuran Hasa ka qene ne tavoline edhe me nje kusheririn e tij, qe u mor ne pyetje deri ne mbremje vone. Kamerieret dhe klientet nuk kane vene re sjellje te dyshimta te tre te rinjve, madje i kane pare te qeshur. Ne nje cast 20 vjecarja eshte ngritur duke shkuar deri ne ane te pallatit dhe pa u menduar dy here eshte hedhur. Grupi hetimor po verifikon edhe per ndonje rrethane tjeter te mundshme, nje pakujdesi e te ndjeres qe mund te kete dashur te shikoje poshte nga lartesia por mund te kete humbur ekuilibrin apo nese dikush ne befasi e ka shtyre.
Precedenti
Dy gra u flijuan nje muaj me pare ne Tirane brenda dites duke u hedhur nga lartesia e apartamenteve ne pallatet ku banonin. Ngjarjet ndodhen ne zonen e Don Boskos dhe Rrugen e Kavajes, ndersa viktimat ishin te dyja te martuara dhe me femije, kurse si shkak policia deklaroi depresionin e momentit dhe ndonje grindje ne familje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›