E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy libra te Varoshit per Ballkanin

Ka disa kohe qe jane hedhur ne qarkullim dy libra te autorit Prof. As. Dr.Liman Varoshi. Njeri ai me titull Ballkanet mes tri perandorive merret me historine e Ballkanit qe nga pushtimi i pare deri ne fillim te shekullit XX.


Keta popuj sic veren me te drejte autori ne shenimin hyres gjate dy mije vjeteve kane jetuar me nje pamje te tille sa te ngjante se supi i njerit hynte nen sqetullen e tjetrit . Sic eshte thene me cinizem prej disa studiuesve Ballkani prodhon me shume histori sesa mund ta konsumojne.


Autori ka meriten se ben perpjekjen e pare pas viteve 90 qe te paraqite nje analize dhe nje studim te pakushtezuar nga ideologjia e partise shtet.


Tradita e studimeve per Ballkanin natyrisht nuk nis ketu por Varoshi ka meriten se eshte nder te paret qe po u qaset temave te tilla substanciale te ekzistences sone nga nje kendveshtrim krejtesisht i ri dhe me nje metodologji qe eshte ne pajtim me kendveshtrimet serioze per kete argument.


Autori e ka pare historine e popujve te Ballkanit ne fillim si produkt traktatesh protokollesh marreveshjesh kongresesh e konferencash. Pastaj vjen zgjimi dhe lindja e vetedijeve kombetare vullnetet per pavaresi.


Monografia permban kater kapituj dhe shoqerohet me nje shenim hyres te autorit i cili nis trajtimin e ketij argumenti qysh nga lufterat osmane per tu hedhur me pas te Lufta e Krimese per te vijuar me pas me Krizen e madhe Lindore te viteve 1860 e per te perfunduar me Kongresin e Berlinit. Ketu mbyllet veshtrimi i historise se Ballkanit ne kontekstin e politikes europiane.


Ne kapitullin e dyte qe autori e quan Lufta e popujve ballkanike kunder turqve osmane - autori ka vizatuar disa ceshtje duke filluar me Malin e Zi e duke u hedhur pastaj te roli i Kishes greke dhe Fanarit per te vijuar me pas me Serbet ne Hungarine Jugore e Rumunet ne Transilvani dhe ne principatat danubiane.


Me pas pershkruhet Rilindja bullgare Ilirizimi kroat dhe Rilindja Kombetare si epoke kulture. Ndersa dy kapitujt e tjere i treti dhe i katerti merren me ate qe autori e quan Marshimi drejt shtetit kombetar dhe Kriza strukturore e shteteve te mevonshem.


Ndersa monografia e dyte Lufta e ftohte ne Europen e Lindjes prek nje argument qe duket se eshte arkivuar Lufta e ftohte ne Europen e Lindjes . Ketu eshte rasti te kujtojme edhe njehere se autori i ketyre dy monografive ka meriten se po rimerr argumente qe kane shenjuar permbajtjen dhe thelbin e shekullit te kaluar.


Natyrisht sot konjunkturat politike kane ndryshuar me shpejtesi dhe sidomos zgjimi arab i koheve te fundit i kane dhene nje permase te re analizes historike. Megjithate historiografia jone ka shume nevoje qe te rimarre temat qe kane percaktuar fatin e sjelljes dhe te ekzistences sone politike dhe nacionale.


Keshtu rimarrja edhe njehere e temes se luftes se ftohte sherben jo vetem per ateliene e studiuesit por sidomos per studentet dhe brezin e ri ne menyre qe ata te njohin te shkuaren e Europes dhe te Ballkanit dhe keshtu te arrijne qe ta kuptojne me mire jo vetem te sotmen por edhe prognozat e se ardhmes.


Keto dy monografi jane nje ndihmese e mire edhe per diplomacine shqiptare dhe specialistet e politikave te jashtme sepse ato te pajisin me aparatin e duhur shkencor dhe te njohin me kushtezimet e politikave te sotme. Liman Varoshi me keto dy monografi ka dhene nje ndihmese te cmuar ne studimet historiografike shqiptare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›