E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama drejt Athinës. Kërkon mbështetjen e Internacionales dhe emigrantëve

Kreu socialist Edi Rama është nisur ditën e sotme drejt Athinës. Sipas burimeve nga selia rozë, Rama pritet të takohet me kryetarin e PASOK-ut, Jorgos Papandreu. Takimi në fjalë do zhvillohet për të diskutuar mbi gjendjen ekonomike të dy vendeve si dhe për të garantuar mbështetjen e Internacionales Socialiste për kauzën e opozitës shqiptare.

Gjithashtu gjatë qëndrimit të tij, Rama do kërkojë që grupi socialist i deputetëve në Parlamentin Europian të ushtrojë një presion më të madh mbi qeverinë shqiptare për të zgjidhur krizën.

Vizita e Ramës pritet të jetë tre ditor pasi në axhendën e tij parashikohen edhe takime me emigrantët shqiptarë në shtetin fqinj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›