Dy ligje kontradiktore, presion biznesit
Diskutimet e fundit mbi procesin e nisur ndaj disa shoqërive VIP për t‘i mbyllur, kanë zbuluar se sistemi ligjor paraqitet kontradiktor. Për të shpallur falimentin e një firme private, qeveria përdor dy ligje, atë të "Procedurave tatimore" dhe "Për falimentin". Përmbajtja e tyre, sipas biznesit duket kaotik, dhe nuk janë në unison me njëra-tjetrën. Për të bërë më të qartë situatën ku ndodhet sot biznesi përpara këtij procesi, ka reaguar dje Shoqata e Ndërtuesve të Shqipërisë, e cila në parim mbështet nismën e Tatimeve, por ndan disa pasaktësi, që godet rëndë parimet e tregut të lirë. Nëndrejtori i shoqatës, Ilir Hebovija, tha dje se, paraprakisht administrata tatimore duhej të shqyrtonte me shumë kujdes situatën e çdo shoqërie për të cilat do të kërkohej falimenti.
Para disa ditësh, administrata tatimore ka dërguar nëpër gjykata listën e shoqërive tregtare, të cilat, sipas tyre, duhet të shpallen të falimentuara. Sipas ndërtuesve, legjislacioni i lidhur me problemin e falimentit është konfuz dhe kontradiktor. Sipas ligjit specifik për falimentimin, shoqëritë shpallen të falimentuara nga gjykata me kërkesën e kreditorit apo të kreditorëve të tyre, për shkak të moslikuidimit të detyrimeve. Kurse sipas legjislacionit fiskal, administrata tatimore mund të kërkojë në gjykatë falimentimin e shoqërive tregtare jo vetëm për mospagimin e detyrimeve tatimore por edhe për faktin se ato kanë rezultuar me humbje për një periudhe kohe prej më shumë se 3 vitesh në vazhdim. "Pikërisht këtu është gabimi i rëndë i tatimeve. Përveç kërkesës për falimentim të shoqërive që kanë detyrime tatimore të papaguara prej shumë kohësh, ato kanë kërkuar edhe falimentimin e shoqërive që kanë rezultuar me humbje", nënvizoi Hebovija. Për ndërtuesit, të rezultosh me humbje në ekonominë e tregut është një praktikë normale e diktuar nga rrethana nga më të ndryshmet.