E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjithçka do të mësoni më 16 shkurt në HBO

Vitin e kaluar, gjatë një performance në shpërblimet e MTV-së, kur zbuloi se është shtatzënë, këngëtarja famshme ishte xhiruar në banjën e saj - me telefon celular.

Pikërisht ky xhirim është pjesë e një dokumentari të ri mbi Beyoncen, ndërsa në këtë pjesë bashkëshortja e Jay-Z shfaq barkun e saj gjithnjë e më të fryrë.

Dokumentari ‘intim’ i Beyonce do të shfaqet për publikun më 16 shkurt në televizionin HBO ndërsa traileri që tregon se çfarë na pret tashmë është publikuar.

Dokumentari do të tregojë gjithçka nga këngëtarja glamuroze para dhe gjatë paraqitjes, deri tek Beyonce ‘që s’i bëhet vonë’, e cila kënaqet pa fije grimi në ngrohtësinë e shtëpisë së vet.

Dokumentari tregon gjithashtu drojën e Beyonces rreth privatësisë dhe faktit që ia zbulon fare pak jetën e saj publikut.

“Gjithmonë kam luftuar me pyetjen: Sa po zbuloj rreth vetes? Nëse frikësohem, frikësohem, por do ta lejoj. Do ta publikoj”, rrëfen Beyonce.

Dokumentari do të përfshijë xhirime në shtëpi, momente private, si dhe deklaratat e bëra nga anëtarët e familjes së ngushtë, të cilët do të flasim për këngëtaren e famshme.

Beyonce tha se do të shpjegojë se pse ajo vendosi që babai i saj, Matthew, të mos të jetë më menaxher i saj, edhe pse e ka themeluar kompaninë, “Parkwood Entertainment”./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›