Dy makina shperthejne ne zjarr
Dy makina të tjera janë përfshirë në flakë në orët e para të mëngjesit.
Një autobot nafte ka marrë flakë në dalje të Kavajës në fshatin Harizaj. Kohën kur automjeti është përshirë në flakë ka qenë larg zonës së banorëve dhe kjo ngjarje ka kaluar vetëm me dëme material, ndërsa vetë drejtuesi i mjetit është larguar me shpejtësi.
Zjarrfikësit kanë mbërritur në vendin e ngjarjes por nuk kanë mundur të shpëtojnë asgjë nga autoboti. Ndërkaq një tjetër makinë ka marrë flakë në Lezhë. Ngjarja ndodhi rreth orës e par ate mengjezit në fshatin Ishull Lezhe.
Sipas policisë nje automjet tip Kia në pronësi të 44 vecarit Agron Kuçaj është djegur plotësisht, ndërsa ka qenë i parkuar prane banesës së vellait të këtij të fundit. Vete Kuçaj banon ne fshatin Kashnjet, kurse mbrëmjen e djeshme duket se e kishte kaluar në shtëpinë e vëllait të tij. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, por policia ka nisur hetimet.
Një ditë më parë u përfshi nga flakët automjeti i kreut të komunës Zejmen të Lezhës.