Dy meshkuj humbin jetën, dy femra marrin lëndime
.jpg)
Dy meshkuj kanë humbur jetën dhe dy femra kanë marrë lëndime trupore në një aksident trafiku që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:00 në rrugën magjistrale Prishtinë-Ferizaj, respektivisht në fshatin Banullë.
Baki Kelani, Zëdhënës i Policisë së Kosovës, ka thënë për Indeksonline se, në aksident ka qenë e përfshirë vetëm një automjet, me ç’rast dy meshkuj kanë vdekur dhe dy femra kanë marrë lëndime trupore.
Ai tha se, viktimat janë shtetas kosovarë dhe të njëjtit ishin duke qarkulluar me një automjet të llojit “VW Polo”.
Policia e Kosovës u bën apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion, që të respektojnë rregullat e trafikut në mënyrë që të parandalohen aksidentet./Indeksonline/