E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përkujtohet Arbën Xhaferi

Njëvjetori i ndarjes nga jeta i shkrimtarit, politikanit dhe intelektualit të shquar, Arben Xhaferi , do të kujtohet nesër në mbrëmje në një ceremoni në pallatin e kulturës në Tetovë.

Familjarë, miq, kolegë, përfaqësues të Partisë Demokratike Shqiptare do të jenë të pranishëm në këtë takim.

Ndërsa gjatë ditë, kryesia qendrore e PDSH-së, do të bëjë homazhe në varrezat e qytetit në Tetovë.

Me këtë rast, Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare,Menduh Thaçi nesër në mesditë do ta presë në takim kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës z.Ramush Haradinaj, në selinë qendrore në Tetovë, transmeton ina.

Pas këtij takim, është paraparë një konferencë e dy liderëve, të cilët kohë më parë kanë firmosur një memorandum bashkëpunimi mes dy subjekteve politike./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›