E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trafiku i armeve SHBA blindon kufirin ne Kukes

Ne ndihme te policise shqiptare per te luftuar trafikun e armeve dhe lendeve narkotike Shtetet e Bashkuara te Amerikes kane dhuruar pajisje per policine kufitare dhe doganat me nje vlere prej 340 mije dollaresh. Keto pajisje u dhane dje ne piken e kalimit te kufirit ne Muriqan nga e Ngarkuara me Pune e SHBA-ve Deborah Jones dhe Keshilltari i EXBS Programit te ShBA-ve per Kontrollin e Eksporteve dhe Sigurise Kufitare Dale Ott ne nje ceremoni zyrtare. Keto pajisje iu dorezuan drejtorit te Pergjithshem te Doganave Flamur Gjymishka dhe drejtorit te Policise Kufitare Pellumb Nako. Dylbi per perdorim naten pajisje per zbulimin e ngarkesave te fshehta dhe skanere per lende radioaktive u dhuruan me qellimin per te ndihmuar kapacitetet e personelit ne kufi per te zbuluar arme te shkaterrimit ne mase. Sipas eksperteve shumica e pajisjeve mund te perdoret per te zbuluar tipa te tjere trafiku si narkotike qenie njerezore dhe arme. Qe nga fillimi i punes se saj ne 2003 EXBS ka siguruar trajnime dhe pajisje per qeverine shqiptare me vlere 3.5 milione dollare si dhe ka mbeshtetur zhvillimin e nje sistemi strategjik per kontrollin efikas te tregtise dhe kapacitete te sigurise se kufijve. Kjo zyre ka ofruar mbeshtetje per forcimin e kapaciteteve te Shqiperise ne tre fusha kyc kapjen e armeve te shkaterrimit ne mase luftimin e te gjitha formave te trafikimit dhe asistimit ne parandalimin e perhapjes se materialeve nukleare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›