Protesta para ambasades serbe policia ndalon tre te rinj
Policia e ka cilesuar te paligjshme protesten e te rinjve para ambasades serbe dhe per kete arsye ajo ka shoqeruar tre persona te cilet mendohet te jene organizatoret. Kane qene 150 - 200 te rinjte shqiptare te cilet protestuan para ambasades serbe ne Tirane ne shenje proteste ndaj djegies se flamurit shqiptar nga ultrasit serbe ne stadiumin e Xhenovas ne Itali te marten ne mbremje. Ne stadium po luhej ndeshja Itali - Serbi e vlefshme per grupin C te eliminatoreve te Kampionatit Evropian te futbollit 2012 nje nga me te rendesishmet e dites nisi me nje akt urrejtje ndaj shqiptareve dhe me pas degjeneroi ne nje dhune dhe perleshje te vertete. 24 ore me vone dhjetera te rinj vendosen te kunderpergjigjeshin me te njejtin gjest. Djegin flamurin serb para ambasades serbe ne Tirane. Nje dite pas protestes se shqiptareve e cila u mbikeqyr nga policia per te shmangur incidentet policia shoqeroi dhe mori ne pyetje tre te rinj. Sipas njoftimit te djeshem policia e Tiranes e quan manifestim te paligjshem protesten te ndodhur te merkuren rreth ores 1900 ne bulevardin Deshmoret e Kombit Bajram Curri dhe ne rrugen Deshmoret e 4 Shkurtit ne Tirane. Tre nga te rinjte protestues perkatesisht te moshes 18 23 dhe 25 vjec banues ne Tirane do te hetohen ne gjendje te lire per akuzen Organizim dhe pjesemarrje ne grumbullime e manifestime te paligjshme parashikuar nga neni 262 i Kodit Penal.