E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy muaj heshtje, PD sërish apel Ramës: Bëj transparencën e plotë të aferave personale dhe familjare

28-02-2013 / Gazeta 55

Deklarata për shtyp e zëdhënëses së selisë blu, Laura Vorpsi


Prej dy muajsh me rradhë Kryetari i Partisë Socialiste, Z. Edi Rama, fshihet dhe refuzon të bëjë transparencën që premtoi dhe që e detyron ligji për aferat e tij korruptive personale dhe familjare. Prej dy muajsh  Z. Rama nuk i ka paraqitur publikut asnjë faturë të 1 Milion Euro-ve të paguara kompanisë për ndërtimin e “pallatit në pajë” të familjes së tij. Prej dy muajsh Z. Rama nuk ka paraqitur as edhe një faturë të paguar firmës së ndërtimit dhe as një faturë të vetme tatimore për shumën e 1 Milion Euro-ve të investuar nga kunati i vetpunasuar i  Zotit Rama dhe pensionisti familjar i tij, në ndërtimin e  “pallatit në pajë” të familjes së tij.  Prej 2 muajsh Z. Rama hesht si fije bari për origjinën e mbi 1 Milion Euro-ve investim në “pallatin në pajë”  5 katësh,  900 metër katrorë sipërfaqe ndërtimi të familjes duke mos i paraqitur publikut as edhe një faturë bankare të këtyre parave që zonja Rama do ti cilësonte si “para gjaku” . Prej dy muajsh Z. Rama nuk ka paraqitur siç e kërkon ligji as edhe një faturë për të treguar burimin e 100 milion lekëve kredi pa interes që Zonja Basha i ka deklaruar në ILDKP. U bënë dy muaj që Z. Rama nuk ju tregon shqiptarëve çmimin e vërtetë me të cilin ka blerë  8 mije metër katrorë të truallit të rezidencës së tijë me gjatësi themelesh 57 metra në  malin e Dajtit, por vazhdon të mbrojë mashtrimin e tij, se është blerë me vlerën qesharake 2 Dollarë, nderkohë që asokohe toka aty shitej jo më pak se 60 dollarë. Partia Demokratike i bën thirrje Z. Rama të marrë guximin dhe të thyejë heshtjen e tij e të përmbushë detyrimin e tij më elementar si person Publik dhe Politik e të bëjë transparencën e plotë të këtyre aferave personale dhe familjare, përndryshe, të mos harrojë se heshtja flet më shume se cdo gjë tjeter! Heshtja juaj dy mujore Z. Rama, akuzon se “pallati në pajë” është ndërtuar me paratë e gjobave tuaja, vënë ndërtuesve të Tiranës për të cilat, Ju jeni akuzuar publikisht. Heshtja juaj dy mujore ju akuzon se paratë e “pallatit në pajë” që ti nuk guxon të zbardhësh origjinën e tyre mund të jenë para trafiqesh kriminale të bandave me të cilat ti ke qeverisur Tiranen! Po kështu, trualli  me 2 dollarë i bamirësit tënd ju akuzon  Z.Rama për fshehjen e çmimit të vërtetë me të cilin e keni  blerë atë,  kjo vetëm e vetëm për të fshehur origjinën e vërtetë të parave. Ju rikujtojmë që flitet se trualli është blerë me shpërblim. Partia Demokratike ju bën thirrje Z. Rama: mos u fshih, por trego origjinën e parave me të cilat u ndërtua “pallati në pajë” në lulishten e pallateve me lejet tuaja dhënë në kundershtim të hapur me ligjet e vendit. Partia Demokratike ju fton Z. Rama t’ju thoni qytetarëve origjinën e vërtetë të 100 milion lekëve kredi pa interes të gruas suaj si dhe çmimin e vërtetë të truallit të rezidencës suaj verore në malin e Dajtit. Këto afera nuk do mund ti ndryshoni dot në kompjuterin e vjedhur të Erion  Velisë!

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›