E Diel, 1 Nëntor 2026

Dy muaj nga 21 janari PS kallezim per Bashen Mucajn dhe Burgaj

TIRANE- Partia Socialiste ka dorezuar sot ne Prokurori nje dosje te plote mbi ngjarjet e 21 janarit ku akuzon si te perfshire ne keto ngjarje ministrin e Brendshem Lulzim Basha Drejtorin e Policise Tirane Sajmir Muca dhe Drejtorin e Policise se Shtetit Hysni Burgaj.

Sot dy muaj nga masakra e 21 janari ne emer te Grupit Parlamentar te PSSH depozitova kallezimin penal ne ngarkim te shtetasit Lulezim Xhelal Basha me detyre Minister i Brendshem si urdheruesi kryesor i masakres se 21 janarit.

Gjithashtu pjese e ketij kallezimi jane edhe dy drejtuesit e Policise se Shtetit te perfshire ne kete ngjarje

Hysni Burgaj Drejtor i Pergjithshem i Policise se Shtetit dhe shtetasi Sajmir Mucaj me detyre Drejtori i Policise se Tiranes.

Bashkangjitur ketij kallezimi ne emer te institucionit qe ben kallezimin sot pra Grupi Parlamentar i PSSH kemi sjelle per institucionin e prokurorise edhe prova dhe dokumentat qe vertetojne fajesine e tre shtetasve te akuzuar per masakren e 21 janarit- u shpreh Balla

Deputeti Taulant Balla tha se kjo eshte nje dosje e plote me fakte. Sipas tij kjo padi penale eshte firmosur nga 25 deputete te PS-se. Balla nuk beri me dije fakte te tjera per te ruajtur seriozitetin e hetimeve.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›