Zhduket adoleshenti hetohet pista e rrembimit
Nje 17 vjecar nga fshati Romanat i komunes Rrushbull te Durresit rezulton i zhdukur qe prej dy ditesh ndersa familja ka hedhur dyshimet se djali i tyre mund te jete rrembyer. Bledar Mema rezulton te jete zhdukur qe prej dites se shtune dhe sipas te afermve momenti i fundit kur eshte pare ka qene rreth ores 16.30 prane lumit Erzen afer ktheses se Shijakut. Polumbaret kane zhvilluar per disa ore kerkime ne lumin Erzen por pa dhene asnje rezultat. Kerkimet jane nderprere pas sinjalizimit te marre nga roja i nje varreze automjetesh i cili ka deshmuar se prej dy ditesh ne ate zone qarkullonte nje automjet tip fuoristrade e bardhe me targa Tirane e cila mesohet se ka vezhguar te gjitha levizjet e Bledarit. Tashme kerkimet e policise jane perqendruar ne pisten e mundshme te rrembimit te adoleshentit nga persona ende te panjohur.