Sekuestrohen 2.5 ton hashash 5 greke dhe 1 shqiptar ne pranga
Policia greke ka arrestuar pasditen e djeshme 5 shtetas greke dhe nje shqiptar pasi po transportonin 2.5 ton hashash. Lajmi eshte bere publik ne mediat lokale te vendit fqinj sipas te cilave te arrestuarit identiteti i te cileve nuk behet ende i ditur ishin pjese e nje rrjeti te nderkombetar te lendeve narkotike. Sipas policise helene mesohet se malli u sekuestrua ne nje kamion ne qytetin grek Larisa pas nje operacioni tremujor te forcave te policise greke. Policia greke ben me dije se kamioni me hashash i cili kishte kaluar nga Shqiperia ishte i destinuar per tregun Londinez. Nderkaq mesohet se policia si rezultat i operacionit te kryer ka arrestuar edhe 3 kamione te tjere me hashash. Nderkohe policia ka nisur punen per identifikimin e personave te tjere te implikuar ne rrjetin e trafikimit te lendeve narkotike.