Himara eshte Shqiptare 200 protestues ndalen nga policia
200 protestues jane nisur dje nga qyteti i Orikumit drejt qytetit te Himares me pankarta ne duar Himara eshte Shqiptare. Protesta ka nisur ne oren 10.00 te paradites se djeshme ndersa mes protestuesve kane vijuar kundershtimin e mendimeve te kryetarit te Bashkise se Himares Vasil Bollano se Dukati dhe Laberia kane identitet grek. Nderkohe ka qene drejtoria e policise se qarkut te Vlores qe e ka cilesuar te paligjshme kete proteste me arsyetimin se ky itinerar levizjeje eshte shume i gjate cka do te sillte bllokimin e rruges nacionale dhe veshtiresi te mbulimit me sherbim policor. Nderprerja ka gjetur dhe konsensusin e protestuesve te cilet kane deklaruar se Protesta nuk i drejtohet banoreve te Himares por Vasil Bollanos i cili sipas tyre eshte agjent i qarqeve ekspansioniste greke. Nepermjet kesaj deklarate Kuvendi i krahines se Dukatit i kerkon Vasil Bollanos te kerkoje menjehere falje per fjalet qe ka shprehur ne lidhje me identitetin kombetar te Dukatit dhe Laberise dhe te hiqet nga faqja e Bashkise se Himares te gjitha te dhenat e shtremberuara antishqiptare. Kuvendi i krahines se Dukatit vendosi gjithashtu se protestat do te vijojne edhe ne ditet pas zgjedhjeve.