Rama, nuk zyrtarizon kandidimin për Bashkinë e Tiranës
Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama nuk ka zyrtarizuar ende nëse do të kandidojë apo jo për Bashkinë e kryeqytetit, përballë kandidatit demokrat Lulzim Basha. Në një dalje përpara mediave, Rama është mjaftuar me një fjali lidhur me këtë çështje.
Edi Rama është artikuluar më së shumti nga media por edhe njerëz të Partisë Socialiste të cilët kanë pohuar se do të jetë lideri i së majtës ai i cili do të dalë në këtë garë për pushtetin vendor. Në rast se Rama do të zyrtarizohet, atëherë ai do të garojë për mandatin e katërt të kryebashkiakut në vend. Rama drejton Bashkinë e Tiranës që në vitin 2000 e deri më tani.
Krahas Bashkisë më të madhe në vend, që nga 2005 Rama drejton edhe Partinë Socialiste.