E Martë, 3 Nëntor 2026

Dy muaj pezullim për Maradonën

Përveç këtij ndëshkimi, për ish-kampionin e Botës në vitin 1986 me Argjentinën, tashmë trajner, është vendosur edhe një gjobë prej 25 mijë frangash zvicerane. Në rast se këto ndëshkime nuk do të respektohen nga Maradona, atëherë ai mund të dënohet edhe më ashpër.

Diego Armando Maradona dha argumentet e tij mbi ngjarjen, duke kërkuar falje për atë që ndodhi. Pas humbjes 2-1 në Madrid kundër Spanjës të shtunën, ai u paraqit me një orë vonesë në takimin e orës 14:00 në komisionin disiplinor të FIFA-s.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›