E Diel, 1 Nëntor 2026

Itali, aksion ndaj trafikantëve shqiptarë të drogës

Agjencitë italiane të lajmeve bëjnë me dije se mbi 70 agjentë në Trieste ndërmorën një aksion duke goditur grupet e trafikut të lëndëve narkotike, të udhëhequra nga shqiptarët.

Aksioni erdhi pas urdhër-arresteve që lëshoi gjykata e Triestes, me kërkesë të drejtorisë së antimafias. Droga vinte nga Holanda dhe Spanja, ndërsa shqiptarët përdornin korrierë italianë dhe maqedonas për të transportuar kokainën në Itali.

Mësohet se banda drejtohet nga dy vëllezër nga Shqipëria, përkatësisht 21 dhe 26-vjeç. Aksioni i policisë vijon ende për kapjen e të tjerë personave.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›