E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy në pranga për dokumente false

Operacioni i koduar “Mazuti”, përfundoi me arrestimin e shtetasve Fatos Korveshaj, 37-vjeç, banues në lagjen “5  Shkurti” Ballsh Fier si dhe  Edmond Troka, 46-vjeç, banues në lagjen “Apolonia” Fier.

Lënda djegëse, transportohej  me mjetin tip Fiat kamion, mjet në pronësi të shtetasit Edmond Troka. Këta shtetas përshkonin rrugën Ballsh - Elbasan, me ngarkese rreth 10.000 (dhjetëmijë) kg lëndë djegëse Solar. Materialet në ngarkim të dy shtetasve të sipërcituar do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale ‘Falsifikim i vulave, stampave ose i formularëve”. /Start/
 

                                                                                             2012-02-15 10:21
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›