“Riviera” çon në pranga tre posedues droge

Burime zyrtare thanë se janë arrestuar Klodjan Beqiraj, 25-vjeç, banues në lagjen “Isa Boletini” Vlorë, i dënuar më parë për posedim narkotikësh dhe armëmbajtje pa leje; Altin Canaj, 39-vjeç, banues në lagjen “28 Nëntori” Vlorë si dhe Besnik Çipi, 28-vjeç, banues në lagjen “24 Maji” në Vlorë.
Nga kontrolli personal dhe më pas në banesën e shtetasve Klodian Beqiraj dhe Altin Canaj u është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi prej 5 gr lëndë narkotike e dyshuar Heroinë, e ndarë në 2 pjesë, 81.4 gr lëndë narkotike e dyshuar “kanabis Sativa”, një sasi prej 2.2 gr pluhur i bardhë i ngjashëm me metadonin si dhe një sasi prej 8 mije lekesh.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se i përfshirë në aktivitet kriminal ka qenë edhe shtetasi Besnik Cipi të cilit i janë gjetur 10.7 gr pluhur i bardhë i ngjashëm me metadonin. /Start/
2012-02-15 13:22