“Shqiponjat” kthehen nga Afganistani

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, e vuri theksin në rolin dhe rëndësinë e kontributit të jashtëzakonshëm që Forcat e Armatosura Shqiptare japin në misionet paqeruajtëse ndërkombëtare, në shërbim të paqes, lirisë dhe sigurisë në botë.
“E kam konsideruar gjithmonë si detyrë, por edhe si privilegj të jem i pranishëm në ceremonitë e përcjelljes dhe të kthimit të ushtarakëve që marrin pjesë në operacionet e paqes”, iu drejtua gjeneralmajor Gjunkshi trupave paqeruajtëse dhe të pranishmëve në këtë ceremoni. Trupat paqeruajtëse që u kthyen nga misioni në Afganistan u përshëndetën edhe nga komandanti i Forcave Tokësore, gjeneral brigade Viktor Bërdaj, i cili bëri vlerësimet maksimale për kryerjen me sukses të misioneve ndërkombëtare të trupave tona paqeruajtëse.
Në përfundim të ceremonisë, me urdhër të Ministrit të Mbrojtjes, Arben Imami, misionarëve të paqes iu akordua medalja: “Për pjesëmarrjen në shërbime ndërkombëtare”, me motivacionin: “Për korrektësi të lartë në zbatimin e detyrave”. Kjo medalje iu akordua të gjithë trupave pjesëmarrëse të Kontigjentit “EAGLE 3”, si dhe disa ushtarakëve të Kontingjentit të 9-të Paqeruajtës.
Kontigjeni “EAGLE 3”, i cili përbëhej nga 45 forca, efektivë të Batalionit të Forcave Speciale në Zall-Herr u zëvendësua para pak kohësh nga Kontigjenti “EAGLE 4”, ndërsa Kontingjenti i 9-të, prej 222 forcash efektivë të Batalionit të Motorizuar dhe Batalionit të Transportueshëm nga Ajri u zëvendësua nga Kontigjenti i 10-të Paqeruajtës. /Start/
2012-02-15 14:52