Olli: Moti jo në favorin tonë

Drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile, Alfred Olli, tha se sot numërohen 65 komuna të bllokuara, çka do të thotë më shumë se dyfish fshatra. Sipas tij, deri dje në mbrëmje janë shpërndarë në këto zona më shumë se 1.6 tonë ushqim.
Gjithashtu, Olli sqaroi se, për të qenë më pranë qytetarëve të bllokuar, shtabi i përgjithshëm i emergjencave civile, është në kontakt të vazhdueshëm përgjatë 24 orëve me prefektët e qarqeve si dhe kryepleqtë e zonave të bllokuara, të cilët informojnë mbi gjendjen e banorëve dhe nevojat e tyre. Duke sqaruar rastin e Pukës, ku gjatë shkarkimit të ndihmave nuk u pa asnjë njeri për t’i tërhequr, Olli tha se ndihmat shkarkohen nga helikopterët në zonat e përcaktuara nga prefektët e Qarkut përkatës.
Në rast, në disa raste helikopterët nuk mund të ulen për shkak të kushteve të papërshtatshme atmosferike, atëherë ulja bëhet një vend tjetër më të afërt. Ai, gjithashtu informoi dhe mbi gjendjen aktuale të akseve nacionale.
Sipas Ollit, "si rrjedhojë e punës së mirë të ushtruar nga kjo drejtori është bërë e mundur mbajtja e të gjitha akseve nacionale, në kushte normale për qarkullimin e mjeteve, ndërsa për sa i takon akseve rurale, puna vazhdon 24 orë, por kthimi i reshjeve e vështirëson gjithnjë e më shumë punën tonë", përfundoi ai. Sipas kësaj drejtorie zonat më problematike vijojnë të jenë, Puka, në Qarkun e Shkodrës, Tropoja në Qarkun e Kukëst dhe Bulqiza dhe zonat për rreth në qarkun e Dibrës. /Start/
2012-02-15 13:22