E Diel, 1 Nëntor 2026

Dy në pranga për mashtrim me karta krediti

Në pranga ra Emiljano Pjetri, 29-vjeç si shtetasi Kristjan Pjetri, 20-vjeç, banues në komunën Bardhaj.

Ata akuzohen se kanë përvetësuar kartën e kreditit të një shtetasi tjetër, me anë të të cilës blinin sende të ndryshme. Arrestimi i tyre është bërë mbrëmjen e shkuar pas një hetimi 3-mujor të specialistëve të policisë dhe prokurorisë së Durrësit.

Që nga muaji gusht i këtij viti të rinjtë nga Shkodra kanë kryer transaksione në internet për blerjen e mallrave dhe shërbimeve të ofruara nga subjekte të ndryshme tregtare. Të dy të rinjtë do të procedohen penalisht për mashtrim kompjuterik. /Start/

                                                                                             2011-12-06 12:05
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›