E Diel, 1 Nëntor 2026

Fier, arrestohet autori i vrasjes së biznesmenit

Policia bëri me dije se është arrestuar shtetasit Agim Hyka, i cili dyshohet se e ka kryer krimin për hakmarrje. Mësohet se babai i Hykës është vrarë para disa vitesh.

Mbi trupin e 40-vjeçarit, u derdhën me breshëri 14 plumba automatiku, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Atë ditë, u bë me dije se viktima ishte qëlluar nga një distancë e afërt me armë automatike teksa ishte duke ecur në bulevardin kryesor të qytetit.

Personat qëlluan me breshëri teksa makina e tyre ishte në ecje, në vendin e quajtur ish-hotel “Vjosa”. Ngjarja mbetën të plagosur edhe dy kalimtarë të rastit, shtetasit Leonard Toli dhe Dritan Yzeiri. /Start/

                                                                                             2011-12-06 10:28
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›