Dy nga banda e Cerrikut ne spital

Dy anëtarë të bandës së Cërrikut, shtrohen në spitalin e burgut Tiranë. Sipas burimeve nga Burgu i Drenovës, thuhet se Roland Xhepaxhiu dhe Tomorr Bulzani janë shtruar në spital pas një greve 2 javore në burgun e sigurisë së Lartë, Drenovë, pasi kërkuan të transferoheshin në Peqin, kërkesë kjo që nuk u është plotësuar.
Gjykata e Krimeve të Rënda në dhjetor të 2011 dha 3 burgime për jete për dhe 118 vite burgim në total për 9 të pandehurit e Bandës së Cërrikut. Roland Xhepexhiu eshte denuar me burg te perjetshem, kurse me 23 vjet burg Tomorr Buzani. 9 anëtarët e bandës së Cerrikut akuzonen për ngjarjen e ndodhur më 23 mars të vitit 1997 në Cerrik, ku mbetën të vrarë me armë zjarri, 6 punonjës të Gardës së Republikës si dhe u plagosën 9 punonjës të Policisë së Shtetit.