Plani urbanistik konsultohet me banore te njesise bashkiake nr. 11
Kanë vijuar sot konsultimet me banorët e njësisë bashkiake nr. 11, për Planin e Përgjithshëm Rregullues të Tiranës. Ky plan urbanistik, sipas kryetarit të Bashkisë i jep edhe njësisë 11, zonë e lënë pas dore nga pikëpamja e investimeve, parametra të fuqishëm të zhvillimit. Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha ka shprehur angazhimin dhe vendosmërinë, për t’i dhënë zhvillim të qëndrueshëm dhe të barabartë, çdo pjese të qytetit.
“Nëse nuk do të kishim këtë vizion, nëse Bashkia do të vazhdonte ta shikonte Tiranën nga vrima e çelësit, për të parë se ku janë pronat që mund të zhvillohen sa më shpejt, sa më mirë, sa më shtrenjtë, normalisht që Lapraka, Kodër-Kamza, Kinostudio, Kombinati, Selita, Alliasi nuk do te ishin në vëmendjen e Bashkisë, nuk do tu vinte radha, ndaj edhe virtyti i këtij plani, pas miratimit është barazia e qytetarëve para ligjit dhe barazvlefshmëria e pronës dhe trajtimit të saj” – u shpreh Kryebashkiaku Basha.
Me planin urbanistik dhe projektet strategjike të cilat kanë nisur të marrin jetë, njësia bashkiake nr. 11 kthehet në një zonë të fuqishme të zhvillimit ekonomik. Në këtë njësi bashkiake do të ndërtohet terminali multimodal i pasagjerëve dhe marrëveshja për studimin e fizibilitetit të tij, u nënshkrua pak ditë më parë.
“Kjo është edhe “kërthiza” e transportit publik të qytetit të Tiranës. Këtu do të gërshetohen treni, trami, autobusët urbanë dhe interurbanë, taksitë por edhe funksionet e tjera të shërbimit dhe këtu do të zgjidhen në mënyrë të përhershme dhe përfundimtare, sfidat me të cilat transporti urban është përballur për një kohë të gjatë. Është një gjenerator i fuqishëm punësimi dhe do të jetë një ndër zhvillimet kryesore afatmesme që do të nisë së shpejti nga puna dhe që do u japë mundësi jo vetëm banorëve të kësaj zone, por banorëve të Tiranës anembanë, për të përfituar nga një ofertë e mirë punësimi. Nga ky stacion multimodal, e gjithë ajo që sot njihet si Hekurudhë, deri tek Stacioni Hekurudhor (Stacioni i vjetër, për sa kohë do të jetë akoma aty) dhe që ka pasur jo pak problematika për këtë njësi bashkiake, shndërrohet në një arterie të fuqishme urbane, zhduket traseja e trenit, zëvendësohet në kohë me shinat e tramit me rrugë urbane e trotuarë në të dy krahët”- theksoi Basha.
Bulevardi i ri dhe rehabilitimi i lumit të Tiranës, së bashku me ndërtimin e arterieve rrugore, në të dy anët e tij do të sjellin në këtë njësi bashkiake, jo vetëm një infrastrukturë moderne por mundësi të zhvillimit të pronës e si rrjedhojë zhvillim ekonomik e punësim. Z. Basha bëri gjithashtu të ditur se grupi i punës ka finalizuar opsionet për zhvendosjen e tregut të gjësë së gjallë, jashtë vijës administrative te Tiranës.
Unaza numër 4 e qytetit do të kalojë tek rruga “Pandi Dardha”, duke u lidhur me rrugën “Don Bosko” dhe duke vazhduar më tej, duke formuar këtë unazë në të gjithë qytetin. Plani nuk ka lënë në harresë dhe qarkullimin dhe zhvillimin e akseve kryesore brenda njësisë dhe për këtë janë propozuar jo vetëm zgjerimet, por edhe ndërtimet e akseve të segmenteve të munguar, siç është bashkimi i rrugës “Hysni Gërbolli” me rrugën “Egnatia” apo “Besnik Ceka“, duke shkuar deri tek “Qemal Draçini”, aksi kryesor i rrugës “Gjergj Legisi”, duke u bashkuar me rrugën “Allaman Dervishi”.
Plani ka parashikuar zgjerimin e akseve kryesore, rrugën e Kastriotëve, Gramozi, apo e Balshajve, por një aks me shumë rëndësi për lëvizjen në Kodër - Kamëz është edhe plotësimi i unazës së Kodër - Kamzës, duke lidhur rrugën “Ramadan Çitaku” me rrugën “Simon Rrota”. Një aks shumë i rëndësishëm që mendohet të zhvillohet, jo vetëm nga aspekti i transportit publik por edhe lëvizshmërisë së mjeteve, është ai që do të bëjë lidhjen me terminalin, duke shfrytëzuar trupin e sotëm hekurudhor. Përveç linjës së tramit, në të dy anët e saj do të ketë rrugë për mjete, sikundër do të krijohet edhe infrastruktura e nevojshme për këmbësorët.
Në Njësinë Bashkiake nr.11 parashikohet ndërtimi i 9 çerdheve, 7 kopshteve, 3 shkollave 9-vjeçare dhe një shkolle të mesme.