E Diel, 1 Nëntor 2026

Vlore pak ore shi dhe shume rruge behen te pakalueshme

Reshjet e dendura të shiut pasditen e së shtunës dhe gjatë orëve të natës, kanë shkaktuar përmbytje në Vlorë. Rrugët kryesore të qytetit dhe trotuaret ishin mbuluar krejtësisht nga uji, niveli i të cilit arinte deri në disa centimetra.

Vështirësitë më të mëdha ishin për këmbësorët të cilët nuk mund të kalonin në rrugët e qytetit. Por jo më pak lehtësuese ka qenë situata edhe për mjetit, të cilat shpesh krijonin radhë të gjata nëpër rrugë, duke vështirësuar edhe qarkullimin.

Vlora vijon të ketë problem kryesor kanalizimet e ujërave të zeza dhe ato të bardha, pasi bllokimi i tyre shkakton përmbytje sa herë qe ka reshje. Një tjetër problem është mosfunksionimi i motopompave, si ajo te lagja 1 maji, e cila vetëm për një kabull elektrik të djegur është jofunksional, ndërkohë që plot 8 persona nga ndërmarrja e shërbimeve publike paguhen për ta mirëmbajtur.
Në të gjithë këtë situatë, bashkia e Vlorës nuk ka ndërhyrë as për sistemin e kolektorëve të qytetit për largimin e ujërave të mbledhura.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›