E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy nismat ligjore të PS-së që janë dorëzuar në Kuvend

Draftet

“Në përputhje me nenin 77, pika 2 e Kushtetutës, ne kërkuesit, mbi 35 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, po paraqesim këtë kërkesë për ngritjen e një komisioni parlamentar hetimor, për të hetuar shkeljet e ligjit, të ndodhura gjatë përgatitjes dhe zhvillimit të zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2009”, thuhet në kërkesë.

Përmbajtja e objektit të hetimit parlamentar ka lidhje me çështje të tilla si mungesa e zbatimit të ligjit në lidhje me procesin e numërimit dhe vlerësimit të votave, procesin e parregullt të votimit në qendrat e votimit, mangësitë e konstatuara në përdorimin e teknologjisë mbështetëse të monitorimit në procesin e numërimit të votave, përdorimin e aseteve publike dhe administratës shtetërore në favor të një subjekti zgjedhor, presionin për largim, transferim apo ulje në detyrë të punonjësve në administratën publike, lejet e përkohshme gjatë fushatës zgjedhore për personat e dënuar për vepra penale dhe çështje të tjera të lidhura me zbatimin e ligjit zgjedhor, që kanë lidhje direkt apo indirekt me problemet e përmendura në objektin e hetimit. Në draft thuhet se hetimi i shkeljeve, objekt i veprimtarisë së këtij komisioni, është i pakufizuar për sa i përket natyrës së materialeve, dokumenteve apo provave që kërkohen të administrohen nga organet përgjegjëse. Procesi i hetimit, përveç dokumenteve apo provave të tjera që parashikon ligji në fuqi, do të përfshijë edhe këqyrjen dhe administrimin e materialeve zgjedhore dhe fletëve të votimit që ndodhen në kutitë e votimit nën administrimin e KQZ-së. Komisioni hetimor i ngritur sipas këtij vendimi, bashkë me raportin përfundimtar, i paraqet Kuvendit në seancë plenare rekomandime lidhur me nxjerrjen e përgjegjësive institucionale, ndryshime apo miratime ligjesh, me qëllim ndalimin përfundimtar të fenomeneve negative për shoqërinë e shtetin, dhe sipas rastit, njoftimin e prokurorisë për marrjen e masave të mëtejshme ligjore. Komisioni përbëhet nga 15 anëtarë, shumica e të cilëve i përket partisë më të madhe të opozitës, që ka edhe kryesimin e komisionit, ndërsa zgjat jo më pak se 5 muaj.
Propozohet që në rastet kur kërkohet të hetohen problematika të zgjedhjeve të përgjithshme për Kuvendin, apo të zgjedhjeve të qeverisjes vendore, shumica e anëtarëve të komisionit duhet t’i përkasë partisë më të madhe opozitare. Komisioni mund të vendosë hapjen e kutive të materialeve zgjedhore për të këqyrur, hetuar ose publikuar, sipas rastit, një ose disa nga dokumentet zgjedhore dhe/ose hapjen e një ose disa kutive të fletëve të votimit, duke urdhëruar rinumërimin e tyre.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›