E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy panoramat opozitare te 2011-s. Nga tensioni i janarit ne paqen e vjeshtes

Analiza

21 janari padyshim qe pagezoi e me tej kushtezoi aktivitetin politik ne Shqiperi per vitin 2011 i qarkuar perhere rreth dy partive te medha asaj Socialiste pra opozites dhe asaj Demokratike qe drejton qeverine. Ky kuader i perhershem dualiteti dhe konflikti gjithsesi nuk e sheh edhe nje force tjeter Levizjen Socialiste per Integrim ne periferi jo vetem per shkak te pjesemarrjes ne qeverisje si aleat kyc por edhe per shkak te protagonizmit te kreut te saj qe prej video-skandalit te publikuar nga zevendesi i tij Dritan Prifti e deri te roli thelbesor ne zgjedhjet lokale ne Tirane. Veshtruar si nje skalete e pikave kryesore te ngjarjeve qe pershkruan vendin situata e mesiperme percakton edhe raportin e Partise Socialiste me to duke shtjelluar nje linje veprimi qe ne dukje shihet edhe si paradoksale. Nga nje perplasje fizike ne mes te bulevardit me trupat e qeverise selia roze dora-dores kaloi e imponuar edhe nga faktori nderkombetar ne nje veprim inercia qe solli hyrje ne zgjedhjet e 8 majit ne kushte te renda politike. Me heret vete drejtuesit socialiste me Edi Ramen u shprehen se ne keto kushte nuk mund te kete zgjedhje. Garancia e komunitetit nderkombetar prodhoi spektaklin elektoral te Tiranes qe u konsiderua nga PS-ja si vjedhje e votes ne mes te dites. Gjithsesi rotacioni ne bashkine me te madhe te vendit qe e kaloi Edi Ramen ne opozite te administrimit te qytetit dha si rezultat kompensues nje fitore te PS-se ne qytetet kryesore te Shqiperise apo ne Shqiperine qe paguan taksa. Thene kjo procesi i Tiranes amnistoi humbjen e te dyja paleve te cilat ne permbushje te tradites e kerkojne shpjegimin e cdo rezultati vetem te procedura zgjedhore. Ne fakt me 8 majin merr fund periudha e pare e vitit 2011 e pershkruar nga ngjarje te renda klime e ngarkuar politike dhe nje pezullim i reformave legjislative ne vend. Per te mos djegur Shqiperine se Saliu vjedh votat sikunder u shpreh Edi Rama selia roze ideoi kursin e ri me nje kthim ne jeten aktive parlamentare pjesemarrje ne vendimmarrje dhe heqje dore edhe nga bojkoti i votimit. Takimi i 19 korrikut i Komitetit te Stabilizim-Asocimit Shqiperi-BE sinjalizoi urgjencen e nje kthese ne funksion te integrimit te Shqiperise dhe ruajtjes se perspektives se tij. Me vetedijen e nje deshtimi ne opinionin e muajit tetor per marrjen e statutit kandidat klasa politike shqiptare gradualisht vuri ne zbatim taktiken e leshimit reciprok qe u kurorezua me marreveshjen aktuale e cila nuk ka firme dhe dokument baze por ka gjetur shprehje me rikthimin e normalitetit relativ ne jeten politike. Nese analizohet perciptazi pikepamja opozitare dy jane momentet qe kerkojne vemendje se pari pranimi nga ana e Edi Rames e pergjegjesise per ndryshimet kushtetuese te 21 prillit 2008 dhe se dyti deklarata e tij se ne marreveshjen e kemi me Europen. E para eshte nje mesazh bashkimi apo riintegrimi per zerat kunder brenda se majtes ndersa e dyta pervecse refuzon te njohe autoritetin moral te qeverise ne procesin e integrimit praktikisht i jep nje sovranitet te ri veprimi faktorit nderkombetar. Pakti eshte apel i BE-se qe po investon per stabilitetin e vendit. Per te mbetur serish tek opozita viti 2012 paraqitet vendimtar dhe percaktues per 2013-n kur mbahen edhe zgjedhjet e pergjithshme parlamentare. Me nje program politik ne perpunim dhe diskutim me nje hapje ndaj shtresave tipikisht te djathta me nje rikompozim mbi baze kompromisi te Asamblese Kombetare dhe me mesazhe qetesuese per aleatet PS-ja hyn ne kete vit nga nje koordinate me optimiste. Perkundrejt 8 viteve konsum pushteti ajo shpreson padyshim edhe te rrenimi i brendshem i nje shumice e cila aktualisht eshte ne konflikt te hapur me Presidentin e Republikes ish-nenkryetar i saj deri ne vitin 2007.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›