E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kurti: Qeveria punoi vetëm për vete dhe familjarët

Viti 2011 ishte vit i mungesës së sovranitetit dhe i teprimeve të qeverisë. Mungesa e dorës së shtetit bëri që Kosova të jetë një treg i hapur për secilën ekonomi prodhuese të rajonit, ndërkaq ajo vetë të mbetet pa ekonomi prodhuese.

Qeveria e Kosovës në vitin 2011 nuk ka punuar për shtet, por shtetin e ka përdorur për punësim: i kanë punësuar militantët partiakë dhe të afërmit e tyre, prej rojeve aspak të nderit nëpër ndërtesa publike e deri te ministrat, zëvendësministrat, zëvendëskryeministrat dhe e gjithë Qeveria që realizoi interesa private, tha në takimin përmbyllës të fundvitit me gazetarë lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Ai iu kërkoi falje gazetarëve që iu janë përzier në punë të tyre, duke informuar e duke publikuar kontratën famëkeqe të Qeverisë me korporatën Bechtel-Enka, e cila paraqet vjedhjen më të madhe të buxhetit të shtetit në Kosovën e pasluftës.

Në fund, Kurti tha se Vetëvendosje uron që në vitin 2012, deri në ditën kur do ta heqim këtë qeveri nga pushteti, ajo të bëjë sa më pak të këqija, tash që na e ka dëshmuar se sbën dot gjëra të mira. / Koha. net

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›