E Shtunë, 31 Tetor 2026

CNN: Al Kaeda është vendosur në Libi

Krerët e Al Kaedës kanë dërguar njerëz në Libi për të garantuar prezencën e organizatës terroriste në këtë vend.

Lajmin e jep televizioni amerikan CNN, i cili i referohet një burimi në Libi, që saktëson se mes xhihadistëve të dërguar është edhe një veteran i organizatës terroriste, i arrestuar më parë në Britaninë e Madhe.

Ai mendohet të jetë dërguar në Libi direkt nga kreu i Al Kaedës, Ayman al Zawahri në maj dhe që atëherë ka punuar për të rekrutuar luftëtarë, kryesisht në zonën në kufi me Egjiptin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›