E Shtunë, 31 Tetor 2026

Islami sulmon Ramen Urren profesoret

Akuza

Perjashtimi i Kastriot Islamit nga grupi parlamentar i Partise Socialiste ka edhe nje interpretim joprocedural dhe emotiv. Kete e ka thene vete Islami i cili ne pergjigje te deklarimeve te kreut socialist Edi Rama qe e ka cilesuar ceshtjen Islami ceshtje te mbyllur ka replikuar nga profili i tij ne Facebook. Po degjoja Festivalin e Kenges ne RTSH dhe disa gazetare me derguan pergjigjen e Rames ne TV Ora News lidhur me perjashtimin tim. Ndjeva nje keqardhje per mediokritetin dhe kompleksin e inferioritetin ndaj inteligjences te njeriut te radhes qe drejton PS-ne. Nje ndjenje meshire per urrejtjen qe drejtuesi i PS-se ka ndaj profesoreve dhe te gjithe atyre me eksperience shprehet Islami. Ai ka vijuar pas ketyre akuzave me parashikimet e se ardhmes politike te Edi Rames dhe vete PS-se per te cilen sheh vetem humbje me ekipin aktual drejtues. Deshtimi i radhes ne 2013-n do te jete per te njejten arsye mediokriteti dhe paaftesia e Rames per te ndertuar projekt fitues. Ashtu sic ishte humbesi i 2009-s dhe kandidati me i dobet i PS-se ne 2011-n Rama do te jete e vetmja arsye e humbjes ne 2013... Ndiej keqardhje vetem per socialistet e ndershem qe per here te pare ne kete tranzicion demokratik do te qendrojne 12 vjet ne opozite shprehet Islami. Kjo eshte ndoshta nje prej parathenieve te vitit 2013 e cila pavaresisht vertetimit ose jo me gjase percakton ndarjen perfundimtare te Islamit me PS-ne e drejtuar nga Edi Rama. Ne parim ky qendrim eshte distancim nga projekti aktual i selise roze i pare me se shumti te vihet ne jete me programin e ri politik qe po diskutohet dhe po trajtohet gjeresisht. Ne nje perseritje te mesazheve te veta edhe dje Islami ka perdorur Facebook-un duke zgjedhur shahun si ilustrim. Ne shah ka nje shprehje te famshme Bylmezi i padituri e gjen vete rrugen e humbjes... Politika eshte si shahu shprehet ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›