E Diel, 1 Nëntor 2026

Krizë në Pakistan, rezerva vetëm për një muaj

Pas rënis së ndjeshme të rezervave valutore në Pakistan, bëhet e ditur se tashmë ka mbetur vetëm një muaj gjatë të cilit vendi mund të kryesj importim produktesh dhe se ekonomia po shkon drejt nja kaosi të vërtetë. Sipas një lajmi të publikuar nga e përditshmja The Telegraph, Banka Qendrore e Pakistani ka një rezervë prej 8.14 miliardë dollarësh. Por, me ndërhyrjen e nevojave të ndryshme, rezerva ka rënë në 3 miliardë dollarë, sasi kjo e mjaftueshme për blerjen e produkteve ushqimore dhe lëndës djegëse vetëm për një periudhë 30 ditore. Vetëm 9 muaj më parë, rezervat valutore në këtë vend ishin mbi 16 miliardë dollarë.

Ndërkohë, monedha vendase Rupe, gjatë këtij viti ka pësuar një rënie në vlerën e saj prej 21 për qindësh, kurse inflacioni është rritur me 25 për qind. E parë në fushën e detyrimeve për shlyerje të kredive, Pakistanit i duhet që në një periudhë të shkurtër të shlyejë shumën prej 3 miliardë dollarësh, gjë kjo që duket se do të rris risqet e një krize të thellë ekonomike.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›