Moskë, bursa mbyllet ende pa u hapur
Pas rënies nën 90 dollarë të çmimit të naftës dhe pas shokut që shënoi një ditë më parë, bursa e Moskës është mbyllur sot ende pa u hapur. Autoritet kanë urdhëruar që në orën lokale 13:00 të mbyllet bursa, e cila dje shënoi edhe rënien më të lartë të kryeqyteteve botërore, me 19.1 për qind. Ekspertët flasin se shkak i rënies së konsiderueshme të bursës në këtë vend, ka qenë ulja e çmimit të naftës si dhe lufta në Kaukaz. Që nga maji, rezulton që bursa të ketë humbur 64 për qind. NDËRKOHË që humbja ditore e kompanive ruse ka arritur deri në 100 miliardë dollarë.