E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy perleshje masive, 3 te plagosur

Tre persona mbeten te plagosur pas dy perleshjeve masive me arme te ftohta dhe zjarri ne qender te fshatit Rrethina dhe ne "Dugajt e Reja" te Shkodres. Policia arriti te identifikonte gjashte autoret e dyshuar te krimeve qe jane arratisur nga vendngjarja, kater prej te cileve jane anetaret e nje familjeje. Perleshja e pare ndodhi per motive te dobeta ne Rrethina, ku policia shmangu pasojat tragjike dhe nisi per ne spital te lenduarit Myzafer Rr., 50-vjec, e Bujar H., 41-vjec, banues ne Golem, qe kishin plage ne koke dhe trup. Si te dyshuar u shpallen ne kerkim Arif, Naim, Skender dhe Indrit Stenaj, 61, 34, 37 dhe 19 vjec. Gjate sherrit eshte qelluar edhe me pistolete ne ajer. Ngjarja e dyte u konstatua ne vendin e quajtur "Dugajt e Reja", ku Dede C., 48-vjec, eshte plagos me thike pas nje sherri prej te dyshuarve Andjol Rajta, 27 vjec dhe Rrobert Sterkaj, 22 vjec, qe u shpallen ne kerkim.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›