Shkrumbohet makina, shpeton polici
Makina e nje efektivi policie eshte perfshire nga flaket, mesditen e djeshme ne lagjen periferike te " Uznoves", nderkohe qe dyshohet se shkak eshte bere nje shkendije elektrike ne sistemin e ushqimit te mjetit. Per fat te mire nga flaket nuk ka marre plage efektivi qe doli menjehere nga mjeti "Fiat" dhe kerkoi ndihmen e kolegeve. Nderhyrja e zjarrfikesve, shmangu shkrumbimin e metejshem te makines.