Shfrytezoi per prostitucion, ekstradohet Cjapi
Fier- Mashtrohet per martese, por shfrytezohet dy here nga persona te ndryshem per 6 vjet me radhe. Nje i denuar me 10 vjet burg per "shfrytezim prostitucioni ne rrethana renduese", eshte ekstraduar dje nga Interpol Tirana nepermjet Greqise pas arrestimit ne kete vend. Neritan Cjapi, 37 vjec, banues ne Marines te Patosit eshte sjelle ne pranga dhe izoluar ne Burgun 302 te Tiranes, per te vuajtur denimin. Nga viti 1997 deri ne vitin 2003, Cjapi, ne bashkepunim me Ervis Konstandinin, kane shfrytezuar per prostitute nje vajze nga fshatrat e Fierit. Pasi ka mashtruar vajzen me inicialet S. M., per martese, ndersa ishte i kurorezuar dhe me femije me nje tjeter, ai e ka derguar ne Greqi, ku me pas e ka shfrytezuar per nje vit. Ne vitin 1998 vajza shkon ne polici dhe e denoncon, ndersa riatdhesohet drejt Shqiperise. Ne kete kohe ka marre ne telefon Ervis Kostandinin, te cilin e konsideronte shok dhe mendonte se do e mbronte e strehonte, sepse familja nuk e pranonte ne shtepi. Por edhe ky e ka derguar ne Itali, ku e ka shfrytezuar deri ne vitin 2003, kohe kur vajza eshte kapur nga policia dhe riatdhesuar. Gjykata ka dhene denimin ne mungese me 10vjet burg per Cjapin, kurse per Kostandinin, dy vjet me pak.
Xh. Beharaj
Xh. Beharaj