Greqia ekstradon te kerkuarin per droge
Tirane- Interpol Tirana ekstradoi dje nga Greqia nje te denuar per droge, i cili kerkohej prej vitit te kaluar. Nuri Fusha, i akuzuar per vepren penale te prodhimit dhe shitjes se lendeve narkotike. Kthimi i tij ne atdhe u be i mundur ne saje te bashkepunimit me zyren e Interpol Athines. Ndaj Fushes Gjykata e Rrethit te Beratit kishte caktuar masen e sigurise arrest me burg. Ne 30 maj te vitit 2008, rreth ores 22.30 te mbremjes, ne vendin e quatjur "Ura e Gorices" ne Berat, nga kontrolli i ushtruar nga policia e ketij qarku, ketij personi i eshte gjetur nje sasi lende narkotike. Nuri Fusha ishte shpallur ne kerkim, pasi i eshte shmangur perballjes me drejtesine shqiptare. Pas kesaj ngjarje ka mundur te largohet drejt Greqise, per t'i shpetuar prangave. Por pas informacioneve te marra nga policia, homologet helene kane mundur ta prangosin Fushen ne daten 6 prill te ketij viti, me qellim ekstradimin drejt vendit tone. Gjate kesaj kohe agjentet e Interpolit kane pergatitur dokumentacionet per te kerkuarin me qellim ekstradimin drejt Shqiperise. Diten e djeshme ai i eshte dorezuar pas zbritjes ne aeroportin e Rinasit, autoriteteve policore te qarkut te Beratit, per te bere izolimin ne paraburgim dhe vijimin e procesit gjyqesor ne ngarkim te te dyshuarit.