Prokuroria heton 150 kallashnikovet e gardisteve

Hetimi per vrasjen e tre personave ne demonstrate. Armet te efektiveve te gardes gjate sherbimit
Pas kerkeses se Prokurorise se Pergjithshme per ndalimin e gjashte funksionareve te larte te Gardes se Republikes tashme hetimi eshte shtrire edhe me tej. Nje dite me pare organi i akuzes ka kerkuar te mbledhe armet e plot 150 gardisteve qe ndodheshin ne sherbim gjate demonstrates se dhunshme te 21 janarit.
Lajmi eshte bere i ditur gjate dites se djeshme nga burime prane ketij institucioni sipas te cilave ekspertet do te keqyrin duke bere ekspertizen balistike te kallashnikoveve te sherbimit te efektiveve te gardes. Sipas te dhenave lidhur me kete ceshtje mesohet se argumentimi per mbledhjen e armeve ka qene pas hetimit per perfshirjen ne vrasjen e tre personave ne demonstraten e 21 janarit.
Nga ana tjeter ndonese prej ditesh efektivet e gardes ndodhen ne gjendje gatishmerie nr. 1 pas deklarimit te opozites per perseritje protestash Prokuroria e Pergjithshme ka kerkuar te arrestoje trupen drejtuese te Gardes se Republikes. Kerkesa per arrestimin e ketyre te fundit ka ndodhur dy dite me pare kur nje grup hetimor i ngritur enkas per hetimin e ngjarjes se rende eshte angazhuar me kryerjen e veprimeve te menjehershme hetimore. Behet fjale per 6 anetaret e Gardes se Republikes Ndre Prendin komandanti i Pergjithshem i Gardes se Republikes Alfred Ahmetaj zevendeskomandanti i Gardes se Republikes Dashamir Shehu shef i njesise nr. 2 ne garde Fran Prenga drejtor i Njesise Speciale ne Garden e Republikes Vladimir Ndreaj komandant Njesie ndersa nuk dihet ende emri i nje tjeter drejtuesi te gardes per te cilin eshte prere urdher-arresti.
Gjashte drejtuesit e gardes akuzohen se kane konsumuar elemente te veprave penale te Shperdorimit te detyres sipas Kodit Penal Ushtarak dhe akuzen e Vrasjes ne rrethane cilesuese kunder dy apo me shume personave pasi eshte qelluar ne drejtim te turmes sipas Kodit Penal civil.
Por pavaresisht se kerkesa e prokurorise per arrestimin e efektiveve te gardes eshte bere heret ndalimi i tyre nga ana e policise nuk eshte bere akoma.
Sipas ligjit te gardes ndaj nje protestuesi mund te qellohet vetem nese ai kalon rrethimin e nje institucioni te vecante dhe qellohet vetem atehere kur eshte paralajmeruar. Nga provat e deritanishme te pakten nga pamjet filmike por edhe provat e mbledhura nga hetuesit te tria viktimat jane qelluar me arme zjarri jashte perimetrit te Kryeministrise.