E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fete thirrje kunder dhunes Mos bini pre e politikes

Kisha Katolike ajo Ortodokse dhe Komuniteti Mysliman u bejne thirrje qytetareve te mos bien pre e lojerave politike

Tre nga komunitetet tradicionale fetare ne vend kane kerkuar vetepermbajtje nga qytetaret dhe dialog nepermjet forcave politike per te shmangur situata si ato te 21 janarit. Kisha Katolike Kisha Ortodokse dhe Komuniteti Mysliman kane bere thirrje qe qytetaret te mos bien pre e lojerave politike dhe qe politika te vihet ne sherbim te qytetareve.

Kisha Katolike

Kisha Katolike ne Shqiperi nepermjet organizates me te larte te saj Konferences Ipeshkvnore u beri thirrje politikaneve qe te lene menjane ambiciet politike e te vihen ne sherbim te qytetareve nderkohe qe kerkoi nga keta te fundit qe te mos bien pre e lojerave politike.

Ne te njejten kohe ne ipeshkvinjte e Shqiperise u bejme thirrje atyre qe kane ne dore fatet e vendit qe te lene menjane ambiciet politike e te vihen ne sherbim te qytetareve me vullnetin e mire per te bashkepunuar per realizimin e aspiratave qytetare per paqe mireqenie e dinjitet. U bejme thirrje edhe te gjithe vellezerve e motrave shqiptare qe te mos bien pre e lojerave politike qe perdorin dhunen por me qendrimet e tyre qytetare ti japin politikes mesazhin e qarte se te gjithe se bashku duam te shkruajme nje faqe te re ne historine e Shqiperise ndash u shpreh me ane te nje deklarate per mediat Konferenca Ipeshkvnore e Shqiperise.

Kisha Katolike ne Shqiperi kerkoi qe te nderpritet dhuna absurde qe u shfaq ne rruget e kryeqytetit tone duke kerkuar gjithashtu stabilitet te plote social dhe politik qe me shume se kurre i ka nevoje vendi.

Ngjarjet e 21 janarit kane shenuar nje tjeter pike te dhimbshme ne ecjen e vendit tone drejt stabilitetit te plote social dhe politik. Kisha Katolike ne Shqiperi ka ndjekur me shqetesim skenat e dhunes qe sollen vdekjen e tre personave dhe tronditjen e tere popullit prandaj shpreh dhimbjen e saj per jetet e nderprera ne absurditetin e dhunes qe u shfaq ne menyre te befasishme ne rruget e kryeqytetit tone ndash deklaroi Konferenca Ipeshkvnore e Kishes Katolike ne Shqiperi.

Kisha Ortodokse Jo me gjak

Edhe Kisha Ortodokse reagoi dje duke ngushelluar familjarte e personave qe humben jeten ose qe u plagosen rende dhe duke deklaruar se po ndjek me dhembje ngjarjet e diteve te fundit.

Me hidherim dhe dhimbje ne shpirt ndoqem ngjarjet dramatike te ndodhura gjate diteve te fundit ne qender te Tiranes. Shprehim ngushellimet nga zemra per familjet e atyre personave qe humben jetet e tyre ose u plagosen rende. Ne keto dite kritike jemi te detyruar te ritheksojme ne te gjitha drejtimet se dhuna pjell urrejtjen dhe urrejtja e erreson zemren duke na cuar drejt nje qarku te mbyllur trazirash dhe rrugesh pa krye. Qe te mbizoteroje paqja dhe progresi konstant duhet te braktiset cdo metode keqinformimi dhe cdo forme dhune. ndash deklaroi Kisha.

Ne deklarate behet thirrje per vetepermbajtje dialog dhe pajtim dhe mbi te gjitha jo me gjak dhe jo me konflikt.

Lutemi me tere shpirtin qe te ekzistoje nga te gjitha palet me teper vetepermbajtje me teper predispozite dialogu dhe pajtimi. Jo me gjak Jo me konflikt Perendia i dashurise i drejtesise dhe i faljes le te ndricoje te gjithe personat me pergjegjesi per te kerkuar paqen dhe bashkepunimin. Vetem me vetepermbajtje me te verteten dhe fryme mirekuptimi mund te sigurohet pajtimi esencial dhe te udhehiqet vendi drejt nje te ardhmeje qe mbart shprese. ndash ben thirrje Kisha Ortodokse.

KMSH Duhet dialog

Nderkaq nje dite me pare reagoi edhe Komuniteti Mysliman i Shqiperise duke shprehur keqardhjen per dhunen dhe duke bere thirrje per vetepermbajtje. Te gjithe kemi qene dje deshmitare te nje situate aspak te denje dhe te merituar per vendin tone.Komuniteti Mysliman i Shqiperise shpreh keqardhjen e tij per jetet e humbura si dhe per dhunen dhe kaosin e shfaqur dje ne oret e pasdites ne bulevardin Deshmoret e Kombit. I bejme thirrje te gjithe popullit per vetepermbajtje dhe te mos bien pre e asnje provokimi dashakeqes dhe urrejtjendjelles qe mund te behet shkak per perseritjen e skenave te tilla pasi si forcat e policise edhe protestuesit jane vellezerit tane dhe bijte e ketij vendi ndash deklaroi KMSH.

Komuniteti Mysliman deklaroi se te gjithe duhet te jene ne dijeni se nuk ka fitimtare nderkohe qe nxiti palet per dialog ne respekt te qetesise publike dhe ne te mire te vendit dhe te shoqerise.

Duhet te kemi parasysh se kaosi sjell kaos dhe dhuna sjell dhune per rrjedhoje te gjithe jemi te humbur dhe nuk ka fitimtare. Qe te funksionoje shteti ligjor te gjithe duhet te respektojme ligjin. Gjithashtu inkurajojme te gjithe faktoret kombetare dhe nderkombetare ne vend qe te forcojne urat e dialogut dhe mirekuptimit si dhe te bejne perpjekjet maksimale per ruajtjen e stabilitetit dhe qetesise publike ne te mire te vendit dhe te shoqerise. Sot me teper se per cdo gje tjeter shoqeria jone ka nevoje per tolerance mirekuptim dhe dialog te ndersjellet pasi keto jane komponente shume te rendesishem per demokracine dhe paqen sociale dhe jane streha jone e vetme teksa ecim drejt te ardhmes tone evropiane si nje komb i tere ndash reagoi Komuniteti Mysliman i Shqiperise.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›