E Shtunë, 31 Tetor 2026

Domingo 70 vjec cuditerisht ze te mire

Ishte dhjete vjec kur doli per here te pare ne skene 20 vjec kur debutoi ne opera. Placido Domingo ka pas vetes karriere te shkelqyer 50-vjecare. Tenori festoi me 21 janar 70-vjetorin me nje ze cuditerisht te mire.

Pavaresisht se cfare kendon Verdin apo Wagnerin ariet operistike apo kenget popullore klasike apo pop. Zeri i Placido Domingos eshte i pakrahasueshem nje nga zerat me te shquar te operes te shekullit 20. Me zerin e fuqishem dhe sensual ai mrekullon admiruesit e tij ne mbare boten.

Placido Domingo u edukua me muziken qe ne djep. Prinderit e tij ishin interpretues te shquar te zarzuelave spanjolle. Ne citin 1949 familja emigroi ne Meksike dhe atje ne vitin 1961 ne moshen 20-vjecare ai debutoi ne rolin e Alfredos ne Traviaten e Verdit. Me pas Domingo kendoi kater vjet ne Tel Aviv. 1966 ai mori pjese ne nje shfaqje te operes te Nju Jorkut dhe terhoqi vemendjen e kritikes nderkombetare te muzikes. Brenda nje kohe te shkurter tenori pushtoi operat me te shquara te botes dhe cmohej si interpretuesi i Verdit si ne Londer Vjene dhe Milano ashtu edhe ne Berlin Nju Jork apo Buenos Aires.

Gjate karrieres se tij Domingo ka realizuar nje repertor gati te pabesueshem me rreth 135 role operistike. Ne radhe te pare vepra te romantikes italiane dhe franceze te Verdit Pucinit Mascagnit Bizet apo Massenet. Pervec kesaj ate e terhiqte prej kohesh muzika e Richard Wagnerit megjithate Domingo tha ne nje interviste ne vitin 1976 se kompozitori gjerman i shkaktonte atij disa probleme.

Nuk besoj se do ta kendoj Stolizing ne skene sepse diapazoni vokal te Wagneri eshte shume i veshtire per zerin e tenorit sidomos kur kendon kryesisht repertor italian dhe francez. Une kam kenduar per here te pare nje rol te Wagnerit ne vitin 1968 Lohengrinin i cili me pelqen shume. Ndoshta nje dite prej ditesh do te behem ne gjendje qe te kendoj edhe Tristanin.

Deri ne realizimin e kesaj deshire u desh te kalonin gati 30 vjet. Ne vitin 2005 Domingo mori pjese ne prodhimin e nje CD te Tristanit te Wagnerit. Nderkohe tenori me dhunti te shumanshme brohoritej ne Bayreuth Salzburg apo Verone por edhe ne koncertet e hapjes se Kampionatit Boteror te Futbollit 1990 tek ky fundit jo i vetem por se bashku me Jose Carreras dhe Luciano Pavarotin.

Placido Domingo vazhdon te jete aktiv kohet e fundit ai kendoi ne Londer rolin kryesor ne operen e Verdit Simone Boccanegra. Ai e kemben gjithnje e me shume vendin e tij ne skene me gropen e orkestres. Puna me shkopin e dirigjentit e mrekullon qe nga viti 1973 kur ai dirigjoi per here te pare nje opera.

Po une kam mesuar te dirigjoj pak ne shkollen e larte te muzikes dhe me shume si degjues. Por kur te pushoj se kenduari dua te dirigjoj opera sepse une e njoh shume mire repertorin dhe ndihem shume i lidhur me dirigjimin. Pra kur te vije koha do te kaloj te dirigjimi.

Nderkohe Placido Domingo punon si shef i operave ne Los Angeles dhe Uashington dhe dirigjon me sukses ne operat e medha te botes. Por ndoshta te kenduarit ai nuk do ti jape fund kaq shpejt.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›