Dy persona në kërkim për drogën në Karaborun

Burime zyrtare të policisë lokale bënë të ditur se “nga hetimet intensive të deritanishme dyshohet se droga do të trafikohej drejt Greqisë, në ishullin e Korfuzit, dhe se transporti do të kryhej me një mjet lundrues turistik”.
Policia ka identifikuar dy persona si autorë të dyshuar të kësaj ngjarjeje, të cilët mësohet të jenë larguar për në Greqi, pasi braktisën lëndën narkotike në vendin ku ajo u zbulua nga uniformat blu.
Në bashkëpunim me strukturat e Interpolit dhe partnerët e vendit fqinj, po punohet për përcaktimin e vendndodhjes së të dyshuarve dhe ekstradimin e tyre drejt Shqipërisë.
Dy ditë më parë, pasditen e vonë të së premtes, strukturat e Drejtorisë së Policisë së Vlorës, në bashkëpunim me Repartin Antitrafik Delta Forcë dhe shërbime të tjera detare e tokësore, arritën të bllokonin gjatë një operacioni, një sasi prej 1 ton lëndë narkotike të llojit kanabis sativa.
Droga u gjet në gadishullin e Karaburunit, 3 km larg vendit të emërtuar “Gjiri i Shën Vasilit”. Operacioni erdhi pas një informacioni të marrë në rrugë operative. Kjo është sasia më e madhe e lëndës narkotike kanabis sativa që policia e Vlorës ka bllokuar të paktën gjatë dy viteve të fundit. Dy muaj më parë, në bregdetin e Zvërnecit u bllokuan rreth 600 kg kanabis, ndërkohë që u arrestua një person./Start/
2012-08-12 10:33