Sekuestrohet drogë në Gjirokastër, autorët shpëtojnë

Burimet policore sqaruan se lënda narkotike që ishte blerë në Lazarat, transportohej nga dy shtetas në drejtim të lagjes Dunavat të qytetit.
Dy trafikantët, banorë të fshatit Lazarat, duke përfituar nga errësira dhe terreni i thyer, janë larguar, por policia ka mundur t’i identifikojë dhe t’i shpallë në kërkim, ndërsa lënda narkotike u sekuestrua.
Mbi bazën e informacioneve të gru mbulluara në rrugë operative nga ana e Specialistëve të Sektorit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër, por edhe nga provat materiale të gjetura në vendngjarje, si disa sende personale që identifikojnë autorët, dy shtetasit që transportonin lëndën narkotike, përkatësisht 23 e 25 vjeç, nga fshati Lazarat, të skeduar nga ana e policisë si persona me precedent penal në fushën e narko-trafiqeve, janë të identifikuar dhe janë shpallur në kërkim policor, por për arsye hetimi nuk bëhen të ditura gjeneralitetet e tyre.
Këta shtetas do të transportonin lëndën narkotike në brendësi të qytetit Gjirokastër e më pas lënda narkotike kishte si destinacion përfundimtar Tiranën.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, kryer në bashkëpunim”./Start/
2012-08-12 13:22