Monumet për Kongresin e Lushnjës

“Kongresi i Lushnjes hodhi themelet e parlamentarizmit dhe shtetit të parë shqiptar, ndaj ky monument më shumë se një vepër arti do të shërbejë për të memorizuar në kujtesën e brezave, një nga ngjarjet më të mëdha historike”, ka thënë kryetari i Bashkisë së Lushnjes, Fatos Tushaj.
Sipas tij, monumenti do të ndërtohet në lulishten qendrore të qytetit. “Kanë përfunduar të gjitha procedurat dhe është përcaktuar studio fituese, janë përcaktuar fondet dhe është miratuar sheshi i ndërtimit. Gjithashtu, në funksion të promovimit të turizmit historik, bashkia ka përgatitur një guidë për Kongresin e Lushnjes”, tha ai.
“Në procesin e tenderimit për zbatimin e këtij projekti morën pjesë 10 studio, nga të cilat u përzgjodh boceti i Ilir Shinës”, tha Tushaj. Vlera e këtij monumenti shkon në rreth 15 milionë lekë të cilat do të financohen nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.
Gjithashtu, sipas Tushaj, ai i ka kërkuar Kryeministrit Berisha, që shtëpia e Kongresit të shpallet shtëpi muze dhe të kalojë në fondin e qendrës muzeale, sepse deri tani është mbajtur me qira nga bashkia.
“Marrja e statusit “Muze Kombëtar”, do të krijojë akses për fonde, mirëmbajtje dhe restaurime”, tha Tushaj./Start/
2012-08-12 15:40