Policia e Tiranës, aksion kundër të dyshuarve për vepra penale

Në një njoftim për shtyp të policisë së Tiranës bëhet e ditur se rreth orës 03:45, në Seksionit Kundër Vjedhjeve me Dhunë dhe Armë është depozituar një kallzim penal nga shtetasi Elton Llala, 32 vjeç, i cili deklaron se është vjedhur me dhunë nga dy persona të maskuar në rrugën “Bardhok Biba”, bar - lojra fati Admiral, gjatë momenteve të punës së tij si administrator pranë kësaj pike.
Menjëherë, strukturat e policisë shkuan në vendngjarje duke formuar grupin hetimor nga specialistë të hetimit të krimit, me synim hetimin dhe dokumentimin e kësaj ngjarje. Nga kryerja e veprimeve të shpejta hetimore, rezulton se ky shtetas ka kryer kallzim të rremë, pasi është provuar se shuma e parave të pretenduara të vjedhura, ai i ka humbur duke luajtur vetë në këto lojra fati. Ndaj 32- vjeçarit është marrë masa e arrestit në flagrancë për konsumim të veprës penale të kallzimit të rremë në organet e policisë.
Po dje, Policia e Tiranës sekuestroi një sasi prej 3 kg e 200 gramë lëndë narkotike e dyshuar si cannabis dhe arrestoi poseduesin e saj, shtetasin Luan Pëllumb Merkohasani, 27 vjeç, lindur ne Kolonjë Lushnje dhe banues në Tepelenë.
Për prodhim dhe mbajtje të lëndëve narkotike, Policia arrestoi edhe dy shtetas të tjerë, Valentino Niko Gogo, 31 vjeç dhe Mateo Bajram Brahimi, 30 vjeç, të dy lindur në Përmet e banues në Tiranë. Arrestimi i tyre u krye pasi u janë gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi prej 15 gram lëndë narkotike e dyshuar si Kanabis Sativa.
Dje në mbrëmje nga Komisariati i Policisë Nr.6 Tiranë, u arrestua në flagrancë shtetasi Besnik Azis Beci, 53 vjeç, lindur e banues në Komunën Pezë, pasi iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë e tipit TT, të cilën e posedonte pa leje me një karikator me 7 fishek model 54.
Gjithashtu, nga ana e Seksionit Kundër Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë u referuan materialet e para proceduriale Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë në ngarkim të shtetasit Gëzim Ramadan Milanj, 47 vjeç, banues në Fier. Ky shtetas dyshohet se ka trafikuar në Gjermani për shfrytëzim
prostitucioni shtetasen A.Xh, 24 vjeç, banuese në Tiranë.
Po dje, nga Komisariati i Policisë Nr.3 Tiranë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve Vranakont Kol Necaj, 27 vjeç, banues në Tiranë, Enea Xhavit Brama, 26 vjeç, banues në fshatin Nikël, Fushë Krujë, si dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Gjovalin Ded Basha, 20 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi ushtronin prostitucion mes njëri - tjetrit për shumën prej 3 mijë lekë.
Po ky komisariat ka ndaluar një person të shpallur në kërkim më parë, shtetasin Agim Xhemal Metani, 39 vjeç, banues në Fushë-Krujë, i dënuar për vjedhje. /Start/
2012-08-12 13:03